Mbyllje shkollash, mungesë ngrohjesh, probleme në lëvizje/ Si paraqitet situata nga moti

Moti i keq vijon të regjistrojë probleme në qarkun e Elbasanit. Emergjencat civile bëjnë me dije se rrugët nacionale janë të hapura, por duhet treguar kujdes në lëvizje. Në aksin problematic Librazhd-Prrenjas -Qaf Thanë lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë, për shkak të dëborës dhe akullit në rrugë. Probleme vijon të paraqesë aksi, Librazhd-Stëbleve konkretisht pas kthesës së Lunikut në fshatin Llangë për shkak të rënies së një orteku me dëborë, për pasojë rruga është e bllokuar.

Pritet ndërhyrja e firmës për ta zhbllokuar sitautën. Edhe aksi Cërrik -Gramsh është i hapur, ndërsa lëvizja drejt pikës turistike të Gjinarit kryhet më vështirësi, pais gjatë natës së mbrëmshme në këtë zonë janë rikthyer reshjet e dëborës të cilat arrijnë në 15 cm.  me urdhër të ZA edhe gjatë ditës së sotme nuk zhvillohet mësim në asnjë shkollë në Librazhd dhe Prrenjas dhe në 4  shkolla në Elbasan, të cilat i takojnë fshatrave të thellë malor, si   Qafë, Guri i Zi, Qarret  dhe  Shmil, ndërsa në Gramsh nuk bëhet mësim vetëm në shkollën në Lenie.

Si pasojë e mungesës së ngrohjes në 3 shkolla në Peqin mësimi edhe sot do të zhvillohet i reduktuar. Ndërkohë probleme ka me mungesën e energjisë elektrike .

Mësohet se janë 3300 banorë pa energji elektrike  në disa fshatra të bashkisë Librazhd dhe Prrenjas, si në Lunik, Orenjë, , Lagjia Malit, Senishtë Bërzeshtë. Në Elbasan, pa energji elektrike janë fhstrat e thellë , Shmil, bene, Lugaxhi, Topojan, Shkëmb, Korr, Mollagjesh, Cërrujë, Shushicë.Bëhet me dije se specialistët e OSHEE po punojnë në terren për të rikthyer energjinë elektrike.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar aksidente me pasoja në jetë , por policia bën thirrje të tregohet kujdes gjatë lëvizjes dhe në akset problematike të përdoren zinxhire.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here