Maqedonia Veriore/ Ali Ahmeti, Talat Xhaferi dhe Zoran Zaev trokasin gotat (FOTO)

Kreu i LSDM-së, njëherazi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me krerët e BDI-së ka festuar fitoren pas votimit të ndryshimeve kushtetuese nê Kuvend.

I shoqëruar nga kreu i BDI Ali Ahmeti, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe zyrtarët e tjerë të BDI, Ejup Alimi, Xhevat Ademi dhe Sadulla Duraki, si dhe Kryetarin e RDK-së Vesel Memedi, kanë ndarë momentet e gëzimit në zyrën e kryeparlamentari duke trokitur edhe gotat.

Pas shumë mundimesh dhe prolongimesh, para pak çastesh Kuvendi me 81 vota miratoi ndryshimet kushtetuese me të cilat Maqedonia u riemërua në Maqedoni Veriore. Kjo pritet t’i hap asaj rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here