Kupa e Mbretit/ Barcelona vuan pa Messin, mposhtet nga Levante

Barcelona është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertë përballë Levantes në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në Kupën e Mbretit.

Ishte minuta e 4’ kur Erick Cabaco realizoi një gol me kokë për t’i dhënë avantazhin vendasve.

Shumë shpejtë, në minutën e 18’ vendasit realizuan edhe golin e dytë me anë të Borja Mayoral.

Reagimi i Barcelonës vjen shumë vonë pasi në minutën e 85’ ishte Coutinho që nga pika e bardhë ngushtoi rezultatin në 2-1, por nuk ishte mjaftueshëm për të shmangur humbjen.

Në këtë ndeshje, mungonin 5 lojtarët kryesorë të Barçës, Lionel Messi, Luis Suarez, Gerrard Pique, Jordi Alba e Ivan Rakitic.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here