Klaudia Pepa tregon se si duhet të jetë mashkulli i saj ideal: I aftë, i fortë dhe i kënaqur me…

Balerina e njohur, Klaudia Pepa pas një periudhe 2-vjeçare që kur i dha fund lidhjes së saj më Albi Nakon, në një intervistë që ka dhënë kohët e fundit ka treguar se cilat ishin arsyet që shkaktuan ndarjen e çiftit ndër më të përfolur.

Ajo u përgjigj prerë se nuk funksionoi më dhe për këtë ata zgjodhën të merrnin rrugë të ndryshme.

Megjithatë ajo ka rrëfyer se ka një raport të qetë me Albi Nakon pasi gëzon respekt për atë.

Klaudia ka treguar se dashuria nuk ka trokitur ende për të.

Por si duhet të jetë mashkulli ideal për Klaudian? Ja si përgjigjet ajo:

“Një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here