Kalimi në transmetimin dixhital, AMA shtyn afatin për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën

Mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, që ishte parashikuar për në datën 15 janar 2019, është shtyrë për në datën 1 shtator 2019.

Autoriteti i Mediave  Audiovizive argumenton se vendimi për digjitalizimin është shtyrë, pasi ka marrë parasysh se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë është përqëndruar numri më i madh i banorëve dhe se deri më tani nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.

LEXO EDHE  Më në fund e thotë edhe Kujtim Gjuzi: Rama....ik

Në këto tre qarqe aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike. Familjet, tashmë të pajisura me dekoder, vijojnë transmetimet digjitale tokësore të cilat sigurojnë cilësi të lartë në 36 kanale televizive pa pagesë.