E FUNDIT/ A do shkarkohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama i ftuar në “Zonë e Lirë” ka komentuar situatën e krijuar mes Kryeministrisë dhe Presidencës, pas mosdekretimit të Gent Cajkës nga kreu i shtetit, Ilir Meta. I pyetur nga Arian Çani se pse nuk e shkarkon Metën, Rama u shpreh se shkarkimi i tij kërkon një shumicë të theksuar në Kuvend.

“Bujar Nishani meriton respekt për shkak të Ilir Metës. Pavarësisht se ishte partiak nuk arriti atje ku arriti Meta. Shkarkimi i Ilir Metës kërkon 2/3 të Kuvendit të Shqipërisë. Ai thotë se mund të bëj ç’të dua. Po ai bën çfarë do duke turpëruar një vend dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditë më të këqija. Nëse Ilir Meta kërkon të drejtojë opozitën, nëse kërkon ta bëjë Presidencën një çizme rezervë të opozitës të shkuar pambuk, ta bëjë. Unë nuk kam ndërmend të futem në një konflikt ndërinstitucional”, u shpreh Rama.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here