Do mbetej e kuqe përjetësisht, gruaja detyrohet të heqë dorë nga “dashuria”

Një nënë e tre fëmijëve, e cila e përshkruan veten si “kafshë festash” është detyruar të heqë dorë nga alkooli pasi i shkaktonte shenja të kuqe në lëkurë dhe probleme me frymëmarrjen.

Cass Bowman pinte të paktën 10 pije në natë, një miksim mes konjakut, birrës dhe verës. 42-vjeçarja filloi të vuante nga reaksioni misterioz në gjithë trupin, i cili i shkaktonte shenja të kuqe si të djegura.

Para dy vitesh, ajo i injoroi simptomat pasi nuk hiqte dot dorë nga alkooli dhe jeta e saj sociale. Me kalimin e kohës, Cass i rralloi festat pasi i nisën edhe problemet me frymëmarrjen dhe të folurën.

Ajo deklaron se mjekët i thanë se është alergjike ndaj përbërësve në alkool, prandaj duhet të hiqte dorë sa më shpejt për të larguar shenjat e kuqe.

Tani, Cass është fokusuar tek palestra dhe arrin të bëjë 30 km në javë. Ende nuk ka hequr dorë plotësisht nga alkooli, por mendon se duhet ta bëjë pasi frikësohet nga shenjat që mund ti rishfaqen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here