Dhuna ndaj studentëve, Rektori i UT: Policia e papërgjegjshme

Rektori i Universitetit të Tiranës (UT), ka dënuar veprimet e forcave të rendit, ndaj studentëve, ndërsa i ka cilësuar ato, “të papërgjegjshme”.

Sipas tij, “Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!”.

Reagimi i plotë i Rektorit Mynyr Koni

Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here