”Ç’pati që u lëkund udhëheqësi?”, Manjani ironizon me Ramën: Ky shejtan sikur po luante shah!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Rama, duke nënvizuar se ai po luante shah por që është lëkundur. Ky reagim i Manjanit vjen pas përplasjes së fundit Rama-Meta, që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Manjani shkruan se “udhëheqësi” ka marrë mbi kurriz edhe mllefin e opinionit publik kundër Baton Haxhiut.

“Pse po lëkundet udhëheqësi?

Se nuk i mjaftonin hallet e veta po mori në kurriz edhe mllefin e paparë që paska patur i gjithë opinioni për këtë Baton Haxhiun.

Të marrësh në kurriz Batonin është njësoj si të mbartësh mbi shpinë një bucelë gjysëm të mbushur me ujë. (Bucelë e pa mbushme- thonë në Mirditë).

Është shumë e vështirë të mos humbësh ekuilibrin nga llokoçitjet e kësaj bucele kur e ke në kurriz.

Ky shejtan sikur po luante shah…”, shkruan Manjani në rrjetin social.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here