Protesta/ Studentët bëjnë njoftimin e rëndësishëm: Ja ç’do ndodhë nesër

Studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore të tyre. Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), kanë shpërndarë në rrjetet sociale njoftimin se nesër në orën 12:00 do të zhvillohet një mbledhje me studentët, ku do të flitet rreth hapave të mëtejshëm dhe rrjedhës së protestës.

Nga ana tjetër, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës shprehen: “Neser ne oren 8:00 nis #BOJKOTI dhe ne oren 9:00 nis protesta ne oborrin e fakultetit. Neser ne oren 12:00 salla D1 ,Keshilli Studentor fton te gjithe studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres te jene te pranishem. Neser eshte e rendesishme te jene te pranishem edhe student qe kan frekuentuar oret e mesimit per ti sqaruar ne lidhje me cfare skane kuptuar nga protesta dhe bojkoti.Te gjithe bashke te bashkepunojme per te fituar kete KUAZE TE MADHE. Gjithashtu theksojme qe distancohemi nga aktet qe cenojne lirite e studenteve dhe personave te caktuar.

#BOJKOTO
#PROTESTO
#MESTUDENTET”

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme studentët janë mbledhur nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë.

LEXO EDHE  Shporru, sharlatan/ Momenti kur qytetarët përzënë Kujtim Gjuzin (VIDEO)

Burime bënë me dije se studentët e Fakultetit Ekonomik si dhe ata të Juridikut, kanë vendosur të ngujohen në ambientet e universitetit. Ata bëjnë me dije se OSHEE, ka ndërprerë energjinë elektrike, ndonëse në godinat përreth Ekonomikut ka drita.