Ngjarja tragjike/ Pamje nga vendi ku u shemb tavani i karburantit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qyetetit të Shkodrës.

Një person ka vdekur pasi është shembur pjesa e sipërme e tavanit të një karburanti nga rëndesa e dëborës. Viktima është Tonin Loci, punonjësi i karburantit.

Burime bëjnë ne dije se pasi është shembur çatia ka marrë flakë dhe personi nuk ka mundur të lëvizë.

Ndërkohë bëhet e ditur se është stakuar energjia që mos të shpërthejë flaka. Viktima nuk u ka mbijetuar dot plagëve, pasi është dëmtuar rëndë.

“Me date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur një karburant në hyrje të Shkodres e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shtetasi T. L. 53 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e MNZ. Shërbimet e Policisë po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit” është shembur një tjetër karburant i po të njëjës kompani. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia po kryen veprimet per sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, njoftoi Policia.

LEXO EDHE  Trafikonin kokainë arrestohen shqiptarë e sllovenë/ Ja si u zbulua grupi i trafikantëve