“Nesër do ketë anulime e vonesa fluturimesh”, Autoriteti i Aviacionit Civil paralajmëron udhëtarët

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme 11 Janar 2019 nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se ditën e premte unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë 4-orëshe, nga ora 13.00 deri në 17.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjensitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here