Moti i keq/ ARRSH: Ja rrugët e bllokuara dhe ato që kalohen vetëm me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion per gjendjen e rrugeve ne vend. ARRSH ben me dije se disa nga akset kryesore te vendit jane te bllokuara ndersa te tjera kalohen vetem duke perdorur zinxhire ne automjete.

Njoftim për gjendjen e akseve kryesore të vendit

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtme:

– Në rrugën e Dardhës
– Volare-Erind-Çajup
-Segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:

– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir.
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:
– Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm
– Qafë Lac-Koman
– Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit
– Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam
– Kuben-Vasie
– Kukës-Bushtricë
– Kukës-Ura e Zapodit

LEXO EDHE  VIDEO/ Plas gallata në rrjet, Ramën e presin si Rrapushin e fajdeve…

– Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.
– Bajram-Curri-Valbonë
– Qafë Mali-Fierze

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir
– Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
– Ura Cerenecit – Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.
– Skuraj – Burrel – Peshkopi
Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.
– Akset Dajtit
– Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë
– Krujë-Sarisalltik
– Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire,

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka rreshje të pakta shiu.
– Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.