Milan-Chelsea, po ndodh shkëmbim i bujshëm lojtarësh!

Milani thuhet se ende ka mundësinë të shkëmbejë Gonzalo Higuain me sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata, ndërsa agjenti i argjentinasit thuhet se është në Londër.

Sipas “The Evening Standard”, Higuain dëshiron të shkurtojë huazimin e tij nga Juventusi te Milani dhe të shkojë te londinezët e Chelseat.

Rrjedhimisht, gazeta thotë se vëllai, njëkohësisht agjentit i tij, Nicolas, është në Londër dhe me sa duket kjo është për shkak të interesit të Bluve.

Sidoqoftë, skuadra e Maurizio Sarri mbetet ende në dilemë për të shpenzuar 36 milionë euro në fund të sezonit për një lojtar ‘të plakur’ që mbush 31 vjet.

Si rezultat, ata mund të ofrojnë Moratan si shkëmbim kokë më kokë për Higuain, duke shtuar se Rossonerët ishin klubi i parë që regjistroi interesim për spanjollin para Krishtlindjeve.

Ky shkëmbim mund të zgjidhë dy çështje, pasi Sarri do të kishte një sulmues i cili tashmë e di dhe i përshtatet stilit të tij të futbollit, ndërsa spanjolli do t’i jepte fund makthit të Ligës Premier dhe do të kthehej në Serie A.

Ish-sulmuesi i Juventusit, agjenti i të cilit është gjithashtu në Londër, ishte gjithashtu një objektiv për Milanin në secilën prej dy verave të fundit.

Kështu, dimri i këtij viti pritej të jetë i nxehtë në aksin Milano-Londër.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here