LAJMI I FUNDIT/ Ngeci në rrjetën e vetingut, shkarkohet Kryegjyqtari i Shkodrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

Sipas KPK-së, Arben Zefi kishte probleme në të tre shtyllat e Vettingut, ku bazohet vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Institucionit e Vettingut kanë zbuluar mospërputhje në pasurinë e tij, pavarësisht se në raportin e ILDKPKI ka deklarim të saktë dhe burime të ligjshme financiare.

Por KPK saktëson se Arben Zefi nuk ka bërë të ditur vlerën e mjeteve që disponohen prej tij. Gjithashtu është konstatuar se kishte shqyrtuar në konflikt interesi një padi të një kompanie, me të cilën kishte marrëdhënie kontraktore.

Raporti i DSIK që i është referuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bën me dije gjithashtu se ka të dhënë që kreu i Gjykatës së Shkodrës ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here