Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Nga Andi Bushati

Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë.

Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete.

Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nënshtruar, që i çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë.

Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz, që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit.

Në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi- Rama për coptimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosjen e marrëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë.

Pikërisht për këtë, refuzimi i Ilir Metës për të rrëzuar dekretin për Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik. /Lapsi.al/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here