Basha: Rama është kryehajduti i “Unazës së Re”, e zbuloi Zëri i Amerikës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me kompaninë “DH Albania”, e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumenta të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunëel Haberman.

Basha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se ishte opozita ajo që denoncoi këtë aferë, sigurisht një rol të konsiderueshëm luajti edhe media. Ai shtoi se autori i kësaj vjedhje është kryeministri i vendit Edi Rama, pasi kompania që ka marrë përsipër këtë tendër është veçse instrument i vjedhjes.

Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj Prokurorisë, duke theksuar se ishte ajo prokurori që në rastin e protestuesve kuksianë vrapoi për të akuzuar dhe në rastin e këtij skandali ende s’ka reaguar, pavarësisht se faktet janë publikuar prej ditësh në media. Sipas tij, “Zëri i Amerikës”, zbuloi që autoritet shtetërore kanë falsifikuar dokumentet për të futur në lojë këtë kompani.

Pjesë nga intervista: 

Basha: Pse është Edi Rama, Rakipllari?
Rakipllari: Edi Rama patjetër, sepse nuk ka diskutim, sepse nuk mundet një kompani me letra të falsifikuara të fitojë pa garë një tendër 20 milion euro. Kjo është shumë e qartë

Basha: Përgjigja është e drejtë: është Edi Rama, se s’mund të jetë Damian Gjiknuri. Damian Gjiknuri është bashkëpunëtor, por nuk mund të jetë Damian Gjiknuri, është Edi Rama. Kompania që e ka marrë absolutisht është instrument I vjedhjes dhe kushdo që përfaqëson atë kompani dhe kushdo qëndron pas kësaj kompanie duhet të shkojë të përballet me drejtësinë. Pork y nuk është thelbi I çeshtjes. Thelbi I ceshtjes është: Cili njeri ka pushtetin politik në Shqipëri që të bashkërendojë: Agjencinë e Prokurorimit Publik, Qendrën kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, Policinë bashkiake, Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Policinë e Shtetit, që të nisin menjëherë fushatën për të prishur shtëpitë akoma pa nisur ndërtimi, të shkulin shtyllat e elektrikut, pemët, të çojnë policinë që të rrahë burra, gra, fëmijë.

LEXO EDHE  VIDEO/ Me pantallona të shkurtra e shapka, Kokëdhima del para gjykatës...

Të çojnë në burg një 13 vjeçar, të shoqërojnë për disa orë një grua shtatzanë, ndërkohë që prokuroriavrapon që të fuste në burg kuksianët që u ngritën se u vunë traun tek dera e shtëpisë dhe bëjnë gjysmën e Tiranës shtetrrethim atë ditë që I çojn në gjykatë, ku ishte opozita brënda në sallë për të treguar të vërtetën se nuk I lanë as mediat, e njëjta prokurori që tani kanë dalë ashiqare faktet nuk vepron!

Cili person, cili institucion ka fuqinë politike të bashkërendojë ministrinë e financave, ministrinë e infrastrukturës, bashkinë e Tiranës, Policinë e Shtetit, pra ministrinë e brendëshme dhe në të njëtjën kohë ti mbyllë gojën prokurorisë? Cili është personi që ka pushtetin ti bëjë të gjitha këto? Ka mundësi të jetë një ministër? Sigurisht që jo!
Rruga për ta zbërthyer gjithë këtë ceshtje deri në fund e për ti cuar përgjegjësit para ligjit dihet. Hapi I parë që duhet bërë është ky: Pse nuk janë arrestuar sot asnjë nga zyrtarët që edhe Zëri I Amerikës tregoi dhe zbuloi që autoritetet kanë falsifikuar dokumentat.

Nuk është se uk e kanë ditur dhe e kanë hëngër falsifikimin dhe gënjeshtrat, është autoriteti që jep licencat I cili I ka pranuar aplikimin për njehësim licence një kompanie fatazëm sepse nuk ishte regjistruar, u regjistrua 5 ditë me vonesë dhe e ka gjykuar këtë aplikim brënda 72 orëve duke përfshirë të shtunë e të dielë, ndërkohë që ligji thotë 5 ditë përpara. Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se Zëri Amerikës ka dy ditë që ka zbuluar që shteti shqiptar ka qënë pjesë e falsifikimit.