Basha për ministrat e rinj: Belinda konkurron Damianin për hajdutëri, të tjerët figurina

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar në “Opinion” edhe ministrat e rinj të Edi Ramës. Basha tha se nuk ata nuk ndryshojnë nga paraardhësit. Sipas tij, Belinda Balluku e Transporteve konkurron Damian Gjiknurin për hajdutëri. Ministrat e tjerë tha Basha janë figurina.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Keni një koment për emrat e rinj ministra?

Basha: Jo. Fare.

Pyetje: As se kryeministri ka tentuar të sjellë teknokratë?

Basha: Ç’teknokratë, Belinda Balluku është teknokrate?

Pyetje: Po ça është Belinda?

Basha: Ju e dini ça është Belinda. Është hajdute me damkë. Pse nuk e dini ju? Hajdute që konkurron vetëm me Damianin. ikën Damiani dhe vjen një që konkurron me Damianin për hajdutëri. Elisa Spiropali është teknokrate? Kush është? Erion Braçe është teknokrat? Shalësi? Edhe njëherë, jua thashë dhe po e përsëris. Dy janë risitë që duhet t’i lexojmë qartë. Kur qeverisi radhën e parë, bënte sikur merrte vendime me ta,por faktikisht vendimet i merrte Edi Rama, por ata i jipnin iluzionin, fasadën që ka një qeveri. Vendimet në fund fare i merrte Rama. Edhe për Dh Albania-n, po e them këtu, vendimin e ka marrë Edi Rama.

LEXO EDHE  Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit/ Shqipëria më keq se 10 vjet më parë! (6 fajtorët)

Pyetje: Po ke informacion për këtë apo niseni me analizë?

Basha: Vendimin e ka marrë Edi Rama. Kokë më kokë me personat e përfshirë në atë aferë. Janë ulur kokë më kokë, s’kanë pyetur për ligj, kanë vendos si do ndahen paratë, ku do ndahen paratë, si do fshihen, si do transportohen, pastaj kanë shpikur procedurën dhe kanë vendosur që këtë procedurë t’ia mbivendosin një rruge ekzistuese, se ajo është një rrugë ekzistuese.

…Ministrat e rinj janë figurina, s’bëjnë fare, janë zero, hiç. Ta thashë, mund të kishte marrë bankierë…

Pyetje: Po janë profesionistë…

Basha: Po çfarë profesionistësh? Nëqoftëse do të qeverisej me profesionistë, pse duhen politikanët e karrierës? Sepse japin përgjegjësi diku, se zgjidhen ose shkarkohen me votë nga populli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here