Akuza e Bashës: Gjiknuri dhe krimineli shoqëruan me polici paratë që blenë zgjedhjet në Dibër

Lulzim Basha akuzon ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës në largim, Damian Gjiknuri se bleu me paratë e krimit zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës. I ftuar në “Opinion” Basha tha se Gjiknuri dhe një kriminel kanë urdhëruar policinë që të shoqërojë paratë që do shpërndaheshin në Dibër.

“E dini se mbi dosjen e Dibrës ka dy vite që fle Prokuroria e Krimeve të Rënda? Janë aty përgjimet, është Damian Gjiknuri, duke folur me kriminelin, duke urdhëruar policinë – po e them me përgjegjësi të plotë sot – duke urdhëruar policinë të shoqërojnë paratë që duhet të shpërndahen në Dibër”

Para se të zgjidhim çështjet e procesit zgjedhor, çdo ndërhyrje në sistem do të ishte thikë ndaj atyre që duan zgjedhje të lira. Se s’ka rëndësi nëse je mazhoritar i pastër me 100 deputetë, me 21 senatorë, me një dhomë të dytë që kontrollon ligjin, që të mos bëhet ligji si omletë, brenda një ore. Kjo është ajo që preferoj unë personalisht, preferoj zgjedhje në mënyrë të drejtpërdrejtë, që çdo qytetar ta lidhë me deputetin, ta zgjidhë me deputetin, edhe ta shkarkojë deputetin…

Nuk ka rëndësi nëse është proporcional kombëtar, nuk ka rëndësi nëse është kështu siç është, me lista të hapura, për sa kohë që të dalin përgjimet e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve e Durim Keçin krahpërkrah me ministra, dhe atje në Dibër Ymer Lala me Damian Gjiknurin, për çfarë po flasim? Për sa kohë kemi krimin të ulur në sofrën e politikës, asgjë nuk do të zgjidhet.

Sepse edhe ata që e kanë me ligj ta zgjidhin, Prokuroria fle mbi këto dosje. E dini se mbi dosjen e Dibrës ka dy vite që fle Prokuroria e Krimeve të Rënda? Janë aty përgjimet, është Damian Gjiknuri, duke folur me kriminelin, duke urdhëruar policinë – po e them me përgjegjësi të plotë sot – duke urdhëruar policinë të shoqërojnë paratë që duhet të shpërndahen në Dibër”, tha Basha.

Pyetje: Damian Gjiknuri I kërkon policisë të shoqërojnë lekët që do shpërndahen për vota?
Basha: S’ka diskutim. Absolutisht.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here