Ekskluzive/ “Furtunë” në Tatime e Dogana. Gati largimi i drejtuesve

Nga Boldnews.al

Drejtuesit më të lartë të administratës tatimore dhe doganore pritet të largohen nga detyra brenda pak ditëve. Një burim i lartë në kabinetin qeveritar, i cili preferoi të mbetet konfidencial, deklaroi për “Boldnews.al” se deri në javën e ardhshme, pritet që të largohen nga detyrat e tyre Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave e Tatimeve, si edhe drejtues të tjerë të rëndësishëm në këto dy institucione.

Në pritje të ndryshimeve të ministrave, stafi i ngushtë i Kryeministrit ka hartuar edhe listën e zyrtarëve të lartë të administratës fiskale, të cilët pritet të lëshojnë zyrat. Sipas këtij burimi konfident, në krye të listës së largimeve qëndrojnë emrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Vasilika Vjero, si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Belinda Ikonomi.

Krahas dy titullareve, lista e shkarkimeve zgjerohet me drejtuesit e Hetimit Tatimor dhe Doganor, si edhe me disa drejtues të degëve më të rëndësishme të Tatimeve e Doganave, kryesisht në Tiranë dhe në qytetet me aktivitet të lartë financiar.

LEXO EDHE  "Fatura e dëme nga tërmeti 1 mld euro"/ Deklarata e Ramës trondit Di Maio (VIDEO)

Këto lëvizje pritet të argumentohen me nevojën për rritjen e performancës në mbledhjen e taksave, si edhe në rritjen e të ardhurave nga zhdoganimet. Gjithësesi, shkarkimet e pritshme masive në nivel titullari tek Tatimet dhe Doganat përkojnë me ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Financave.

Në fund të dhjetorit 2018, kryeministri Edi Rama njoftoi largimin nga detyra të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Në vend të tij, shefi i qeverisë ka propozuar emrin e financiares Anila Demaj. Emri i përzgjedhur nga Rama për drejtimin e financave shqiptare është ende në pritje të dekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here