Denoncimi i Avokatit: Banka e Linda Ramës po blen prona shqiptare për llogari të një kompanie ruse

Avokati Altin Goxhaj në një postim në “Facebook” ka publikuar disa dokumente që sipas tij tregojnë faktin se “ABI Bank”, e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama është bankë e një kompanie ruse dhe për llogari të saj po blen me shifra marramendëse troje dhe prona shqiptare.

Goxhaj shkruan se kjo është një kompani e themeluar në vitin 1991 në Rusi dhe përfaqësohet me yllin e financave Andi Ballta, që sipas tij bëhet ylli rus i gjithë Ballkanit në vitin 2013 pas triumfit me 1 milion shuplaka të Rilindjes.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

NË FAKT BANKA E LINDËS SË EDIT ËSHTË BANKË E KOMPANISË RUSE TË KRIJUAR NË 1991!!! Dhe po blen në shifra marramendëse troje dhe prona shqiptare për llogari të Kompanisë Ruse!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kush e ka ABI Bank (gjoja Banka Amerikane e Investimeve) të Lindës së Edit?

NJË KOMPANI E THEMELUAR NË RUSI NË 1991 NCH Capital Inc. e cila përfaqësohet me yllin e financave Andi Ballta që bëhet ylli rus i gjithë Ballkanit në 2013 pas triumfit me 1 milion shuplaka të Rilindjes! Dhe Shqipëria rreshtohet e para për troje dhe sipërfaqe të ndërtuara që ka blerë dhe blen kompania Ruse!!!

Ju e dini që unë jam shumë i saktë gjthm! Mother Russia ka qenë, mbetet dhe do të mbetet gjithmonë jo vetëm shtëpia e klyshëve të bolshevikëve të 8 Nëntorit 1941 por edhe të trashëgimtarëve bastardë të tyre të adoptuar nga Sorosi që në 1992! Ja foto dhe jo fjalë e as komente .

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here