Masakra me 3 të vrarë në Elbasan, ja fotoja dhe e kaluara kriminale e një prej viktimave

Për sa i përket masakrës së sotme në Elbasan, mësohet se Endrit Alibeaj është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç.

Alibeaj është i njohur në qytetin e Elbasanit dhe me precedent për trafik lëndësh narkotike.

Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllanë e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.

Ngjarja ndodhi sonte në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Nga ngjarja e sotme e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ka humbur jetën shtetasi Endrit Alibeaj, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç. Burime bëjnë të ditur se personi i tretë që ka humbur jetën është shtetas me origjinë turke me inicialet E. K.

Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here