10 mln € kokainë në Itali/ Zbardhet e shkuara e një prej viktimave të Elbasanit

Endrit Alibeaj, 34 vjeç, një nga tre personat e ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e sotme, rezulton i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Në Dhjetor të vitit 2013, policia italian ka goditur një organizatë droge që drejtohet pikërisht nga Alibeaj, në bashkëpunim me pesona të tjerë. Asokohe u sekuestrua rreth 2.5 kg kokainë.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.

Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

Tregu i kokainës kishte si qendër Holandën por që shpërndahej, nëpërmjet ndërmjetësuesve shqiptarë edhe në Gjermani, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here