Masakra me tre të vrarë në Elbasan/ Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni në këto foto i përkasin vendit ku ndodhi masakra me tre të vrarë pranë Metalurgjikut në Elbasan. Nga një atentat i përgjakshëm me armë zjarri mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk, E.K.

Pamje nga vendi i ngjarjes pranë Metalurgjikut

Një prej viktimave Endrit Alibej

Përplasja me armë është regjistruar në zonën e Metalurgjikut, rreth rreth orës 21:00. Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane, AG71WYP. Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre.

Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here