Masakra me tre persona në Elbasan, zbulohet fotoja e njërit prej viktimave

Nga ngjarja e sotme e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ka humbur jetën shtetasi Endrit Alibeaj, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç. Burime bëjnë të ditur se personi i tretë që ka humbur jetën është ende i paidentifikuar, por mësohet se ai është me shtetas me origjinë të huaj më inicialet E.K.

Endrit Alibeaj është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç. Alibeaj është i njohur në qytetin e Elbasanit dhe me precedent për trafik lëndësh narkotike.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71ËYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here