Amarda Toska rikthehet në ekran

Prej kohësh tashmë Amarda Toska i është përkushtuar biznesit të saj dhe familjes duke i munguar ekranit. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Ami u shpreh se prezantimit do t’i rikthehet në një moment kur do jetë pak më e lirë, me një projekt që do linte hapësirë për jetën personale, familjare dhe biznesin. Ndërsa tregoi se do të vijë së shpejti me “Lufta e nuseve”.

Televizioni dhe prezantimi kanë qenë dhe janë një nga dëshirat e mia më të mëdha për të bërë në jetë. Por po kuptoj që me kalimin e viteve, gjithmonë e më tepër merr përparësi koha familjare, fëmijët, impenjimi në biznes sepse çdo njeri e bën llogarinë me veten e tij se ku do që të investojë më tepër kohë, energji që më pas t’i marrë mbrapsht këto në përmbushje, në të ardhura etj. Mua po më del llogaria që gjithmonë e më shumë peshorja anon nga jeta familjare dhe përkushtimi në biznes.

Mos harrojmë që kam një bebe të vogël, 9-muajshe, kam një biznes prej 11 vitesh që duhet ta çoj përpara me gjithë sfidat dhe përkushtimin. Mendoj që asnjëherë nuk është vonë. Televizioni është i mirëpritur tek unë në një moment që unë do jem pak më e lirë, për të pasur të gjithë impenjimin tim për të bërë një projekt që unë do ta kisha me shumë qejf, do të më linte dhe hapësirat e mia në jetën personale, familjare dhe në biznes. Nëse do t’i integroja këto shumë mirë atëherë pse jo”, u shpreh Ami

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here