Të dy bëjnë pjesë në elitën e teksshkruese dhe të artistëve më të mirë, por gjitashtu ato janë përfolur gjatë dhe për lidhjen e tyre e më pas ndarjen.
Marrëdhënie e tyre 1-vjeçare fillimisht u pranua tek ‘Kënga Magjike’ 2011 me këngën ‘Jabadabadu’ kur pyetjes së Arditit a ishin në një lidhje, Kresha i’u përgjigj:”Shpresoj të ma hap derën’.
Është sërish ‘Kënga Magjike’ e këtij viti që i bën së bashku Mc Kreshën dhe Rozana Radin.
Dhe këtë të diel të dy këngëtarët u përfaqësuan me këngët e tyre, ku Rozana do të marrë pjesë më këngën e saj ‘Kur përfundon një dashuri si kjo e jona’ dhe McKresha në një bashkëpunim me këngëtaren Fifi me këngën‘Psikopatja jote’.
Dhe duke qënë se të dy ishin pjesmarrës të gjithë ishim kurioz të të dinim si do të reagojë dyshja kur të përballen në ambientin e njëjtë.
Burime për ‘Blitz.al’ kanë mësuar se puntata e sotme e ‘Kënga Magjike’ ishte regjistruar pasi Rozana dhe Mc Kresha kanë kërkuar të xhirojnë në ditë të ndryshme, njëri ka performuar ditën e shtunë dhe tjetri ditën e premte.
Më poshte mund të ndiqni dhe këngët e tyre.