Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Kejsi u martuan përpara disa muajsh në fshehtësi të plotë.
Pavarësisht se përpara ligjit janë burrë e grua, dyshja simpatike nuk e kanë organizuar ende një ceremoni martesore.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, Stresi ka treguar mbi planet e martesës, duke thënë se ka ndërmend të bëj një super dasmë tradicionale dhe pa ftuar shumë VIP-a.
“Akoma nuk e kemi asnjë datë të caktuar për dasmën. Po shohim për diçka më të madhe, po e mendojmë, do bëjmë dasmën më tradicionale që ke parë ndonjëherë. AS VIP-a, asgjë, do e bëj për shpirtin tim, për prindërit dhe njerëzit që dua”, ka rrëfyer Stresi.