tudentët vijojnë rezistencen. Ndërkohë Rama po mban një takim me studentë dhe rektorë tek Universiteti Bujqësor.
Studentët kanë mbajtur të bllokuar për gati 2 orë kryqëzime kryesore në Tiranë dhe më pas kanë vijuar drejt kryeministrisë për t’iu bashkuar studentëve të tjerë që vijojnë protestën aty.
Studentët që janë përballë zyrës së Ramës kanë qëlluar me vezë godinën e Kryeministrisë në shenjë proteste dhe për mos reagimin nga ana e Ramës për realizimin e 8 pikave të kërkesave të tyre.