Nuk kanë munguar replikat në takimin po kryeministri Edi Rama po zhvillon me studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Një nga studentët e kërkoi Ramës një deklaratë me shkrim për plotësimin e disa pikave fillimisht, në mënyrë që studentët të krijojnë besim te ai.
Rama tha se deklaratë me shkrim nuk do të ketë, por shtoi ai po punon për plotësimin e kërkesave.
“Deklaratën me shkrim ta harrosh, dashke dhe deklaratë me shkrim ti”, iu drejtua Rama studentit.
“Një metër e 20 ti s’paske besim unë”, shtoi Rama.