Menjëherë pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho u përfol për një rikthim tek skuadra e Interit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtorit zikaltër, Piero Ausilio i cili thekson se nuk ka ndërmend të zëvendësojë Luciano Spalletin me “Special One”.
“Isha pak i befasuar sepse ne po flasim për një trajner të madh. Nuk i di arsyet pse një trajner i tillë shkarkohet nga një klub”, tha për gazetarët Ausilio.
“Respekti i madh mbetet për Mourinhon, por natyrisht kjo nuk ka të bëj me të ardhmen e Interit, sepse Interi ka trajner të madh dhe do të shkojnë përpara me këtë trajner”, tha ai.
Mou ende është një figurë e dashur tek tifozët e Interi pasi në vitin 2010 arriti që ta fitojë tripletën, duke triumfuar në “Scudetto”, Champions Leaguen dhe Kupnë e Italisë.