“Beni kujdes me qarkullimin ne rruge. Oret ne vijim do te jete resgje te dendura bore dhe mjegull ne zona te tjera”.
Apeli behet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili informon se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.
“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”– njofton ARRSh.
Sipas tij, të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.