Kryetari i Partisë Demokratike është i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report TV.
Ai ka sulmuar televizionin duke e quajtur një ERTV të dytë.
“Si televizion ky nuk ka shpresë se është televizion i kapur nga qeveria. Ky është ‘ERTV fraksion 2’, por ka edhe ERTV fraksion 3, fraksion 4”, tha Basha, ndërsa vijoi më tej debatin me gazetarin Babaramo, i cili e akuzoi se edhe ai i kishte dhënë të gjithë fushatën prej miliona eurosh një televizioni.
Pas kësaj Basha është përgjigjur sërish me sulm, ndërsa e sfidoi duke i kërkuar emrin e televizionit.
“Më nxjerr emrat apo dokumentet ku unë kam firmosur e kam marrë milionat. Më nxjerr një dokument që tregon se i kam dhënë dikujt Bunkartin pa para”, – tha Basha.