Studentët kanë vazhduar protestën përpara Kryeministrisë edhe sot, në ditën e 12-të.
Ndonëse temperaturat dhe moti i ftohtë nuk ka qenë në favor të tyre, ata kanë qëndruar përpara kryeministrisë dhe premtojnë se do të qëndrojnë deri në fund, kur kauza e tyre të realizohet.
Ditën e hënë, studentët kanë premtuar një protestë masive, ku përveç tyre do të marrin pjesë edhe mjaft qytetarë që i mbështesin.
Ata këmbëngulin në realizimin e 8 kërkesave pa dialog me kryeministrin.