Qeveria dhe përfaqësuesit e lëvizjes së studentëve dhe mësuesve më në fund ka arritur një marrëveshje në Kolumbi. Pas më shumë se dy muaj protesta, 13 marshime masive, 16 seanca dialoguese dhe disa studentë të lënduar rëndë, ata arritën marrëveshje në tryezën e negociatave.
Edhe pse, sipas përfaqësuesve të studentëve, marshimet do të vazhdojnë vitin e ardhshëm.
Greva e studentëve arriti të mobilizojë vendin në mbrojtje të arsimit të lartë publik, duke detyruar qeverinë të shtojë buxhetin për arsimin prej 4.5 miliardë pesos, ose mbi 1 miliardë dollarë.
Por, pjesa më e madhe e marrëveshjes do të materializohet vetëm vitin e ardhshëm.
Protestat paqësore të mbajtura në të gjithë vendin u shoqëruan me dhunë nga ana e policisë.
Në Universitetin e Cauca, të qytetit Popayan, policia sulmoi studentët me gaz lotsjellës si dhe me granata tymuese. Përdorimi i forcës la pas dhjetëra të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Disa studentë u plagosën edhe kur u strehuan brenda ndërtesave të ndryshme në kampusin universitar. Esteban Mosquera, një student i muzikës në Universitetin e Cauca humbi një sy pasi policia i hodhi një granatë tymuese në fytyrë.
Shtypje e dhunshme nga policia u raportua gjithashtu në qytetet e Bucaramanga, Valledupar, Bogotá, Medellín, dhe Cali.
Protesta mori përmasa kombëtare, çka detyroi presidentin e vendit, Iván Duque të rifillojë negociatat që më parë ishin pezulluar.
Pas orëve të diskutimit, ata arritën në një marrëveshje paraprake për disa pika të kërkesës së paraqitur nga Bashkimi Kombëtar i Studentëve të Arsimit të Lartë (UNEES) dhe organizatat e tjera studentore dhe vendosën negociata të mëtejshme për të diskutuar pikat e tjera.
Megjithëse mediat kryesore kanë raportuar se greva e studentëve ka përfunduar, organizatat studentore kanë insistuar se marrëveshja është e kujdesshme dhe greva do të përfundojë vetëm kur kuvendet e studentëve në çdo universitet publik të votojnë për t’i dhënë fund.
Protestat u zhvilluan në 32 universitete në vend.