Policia ndali dje në Rinas një shtetas kinez pasi i gjeti një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t’i kalonte kontrabandë.
Jinwei Liu, 43 vjeç, i kishte fshehur paratë në trup dhe në çantën e dorës, ndërsa gjatë kontrollit ka rezultuar se bëhej fjalë për 80 mijë euro dhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, i janë gjetur edhe 76 mijë lekë si edhe 2.900 jen.
Shtetasi kinez jeton prej vitesh në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin si tregtar ndërsa mësohet se ai ka deklaruar në polici se nuk i deklaroi paratë, pasi ka pasur për qëllim t’u shmangej taksave.
Paratë janë sekuestruar deri në përfundim të hetimeve.