Para 7 vitesh, gazetarja dhe moderatorja shqiptare Eni Vasili u përfol se ishte e fejuar me konsullin e Rumanisë.
Në 2011, ajo nuk e përgënjeshtroi këtë lajm, por e ftuar së fundi në emisionin e Rudina Dembacajt Eni ka zbuluar të gjithë të vërtetën. Sipas saj gjithçka ka qenë një sajesë gazetash, e publikuar pas një interviste që ajo kishte kryer me konsullin.
Eni Vasili: Ka qenë një budallallëk gazetash. Nuk e di, doli nëpër Tiranë, filloi të flitej për këtë gjë. Kisha bërë vetëm një intervistë me konsullin e Rumanisë në Tiranë dhe një mëngjes zgjohem dhe mamaja ime me thotë, ka dalë një gjë në gazetë. Por nuk ka qenë e rëndësishme, s’ka patur asgjë të vërtetë. Nuk u lodha as ta përgënjeshtroja, nuk ia vlente.
Së fundi moderatorja duke se është drejt martesës me inxhinierin që braktisi Londrën për të, pasi në dorën e majtë ajo mban një unazë fejese, edhe pse me shaka u shpreh se ia kishte bërë dhuratë vetes.