Juventusi ka kaluar në avantazh 1-0 në derbin ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.
Në minutën e 70’ ishte Cristiano Ronaldo ai i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Portieri torinez kuptoi krahun madje e preku topin por jo aq sa për ta devijuar jashtë portës.