Deputetja e Partisë Demokratike, Grdia Duma duke folur nga foltorja e Kuvendit Kombëtar tek “Pallati i Kongreseve” vuri theksin te protesta e studentëve, që sipas saj, ata të rinj po i japin një leksion të gjithëve.
Ajo tha mes tjerash se Partia Demokratike është me studentët në çdo moment dhe do të punojë fort që ata të kenë të ardhmen në vendin e tyre dhe jo në emigracion. Gjithashtu ajo theksoi dy gjëra thelbësore, të cilat siç shtoi ajo janë tregues se një vend mund të bëhet kur alternohen “mendësia dhe mundësia”.
“Në pesë vite, opozita ka kërkuar drejtësi dhe meritokraci. Ka dy mënyra për të bërë Shqipërinë. Në mundësi dhe në mendësi. Tek e para, Shqipëria është një vend me pasuri të shumta. Rinia shqiptare sot i ka çuditur të gjithëve, miqtë e mi, e ardhja e tyre jemi ne.
Një pensioniste shkoi para dy ditësh atje dhe tha: Jemi me ju! Ne jemi në krye të forcës së të ardhmes, të pa shqetësuar se po bëjmë gjënë e duhur. Të mbledhin mendjen, PD nuk duhet të ekzistojë për shoqërinë për ata studentë që duhet ta shikojnë tërë ardhmen tuaj. Kemi një vizion, e ardhmja jemi ne dhe nuk kemi asnjë kompleks, Dhe kur ta fitojmë të mos na thonë se i vodhët, por që jeni të fortë”, tha Duma.