Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka njoftuar se qeveria e tij njeh Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Gjithesi, Morrison ka theksuar se Australia nuk do e lëvizë ambasadën nga Tel Avivi pa arritur një marrëveshje paqeje midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Ai u shpreh gjithashtu se Austrlia njeh aspiratën e Palestinës për të patur kryeqytet Jeruzalemin Lindor.
“Tani Austrlia njeh se Jeruzalemi Perëndimor është kryeqytet i Izraelit”, deklaroi Morrison.