Një qytetar, punëtor ndërtimi i është bashkuar protestës së studentëve sot në ditën e dhjetë para Kryeministrisë.
Ai ka folur para studentëve dhe ka treguar se është lutur që sot të binte shi, e mos shkonte në punë, që t’i bashkohej protestës së tyre.
“U luta të binte shi që të mos shkoja në punë e të vija mes jush. Dy fëmijët e mi e shkëputën shkollën se nuk arrita t’iua paguaja”, u shpreh ndër të tjera qytetari para studentëve, raporton Politiko.al.
Më tej ai ka përgëzuar studentët për kurajon e tyre, duke i motivuar më tej që të çojnë deri në fund kauzën e tyre.