Mes shiut e të ftohtit, me çadra në duar studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë sot në ditën e dhjetë.
Një student, teksa flet me megafon u ka bërë thirrje të rinjve që të mos shiten e të mos dorëzohen për pushtet.
“Nëse jeni këtu për të marrë pushtet si ata të ‘90 mos e gëzofshi pushtetin”, u shpreh ai. Më tej shtoi se thirrjet për ministren Lindita Nikolla kanë mbaruar.
“Tani çdo thirrje e jona i drejtohet Ramës, se ajo as nuk mori mundimin një herë të kthente një përgjigje”, u shpreh student para Kryeministrisë.