Shumë vetë që kanë ndjekur prej ditësh protestat studentore kanë ngritur të gjithë një pyetje racionale. Pse kur thotë se të 8 kërkesat e studentëve janë të realizueshme. Edi Rama nuk i dorëzon ato pa bërë më parë dialog me studentët? Ç’kuptim ka që një gjë që e quan edhe vetë të drejtë të mos e japësh vetëm për kapriço? Një burim i mirëinformuar brenda majës së kupolës së Rilindjes, ka treguar në konfidencialitet për Lapsi.al, se Edi Rama ka thirrur fundjavën e shkuar një mbledhje me ministrat më të besuar, për të debatuar këtë situatë.
“U hodhën dy opsione. Njëri që kërkesat duhen plotësuar sa më shpejt, që kësaj situate vluese t’i vihet kapak. Ministrat që kanë në dorë paratë dhe që janë përfshirë në tenderime të mëdha, e kanë mbrojtur me forcë këtë version. Madje njëri prej tyre i ka thënë shefit, se edhe fëmijët tanë në shtëpi na thonë se s’mund t’i lëmë kështu studentët” tha burimi për Lapsi.al.
Por ka qenë një grup tjetër që ka këmbëngulur se kryeministri nuk mund të dalë i humbur sikur i ka bërë lëshimet nën presion.
“Pas lëshimeve për kuksianët, në Rrugën e Kombit, do të krijohej përshtypja se Ramës mund t’i merret gjithcka vetëm me presion. Dhe kjo do të shtojë mundësinë e protestave në të ardhmen”, ka qenë versioni i dytë.
Me sa duket, ky i fundit ka fituar dhe “vetëm pastaj është përpunuar teza se 8 pikat do të lëshohen si rezultat i bashkëpunimit të Ramës me studentët, dhe jo si rezultat i dorëzimit të tij përballë forcës së protestës. Nga kjo lindi edhe ideja e një emisioni farsë me studentë freshistë, emision i cili fillimisht iu propozua BlendiFevziut, që nuk e pranoji, dhe më pas u zhvendos në Top Channel” thotë burimi i