Mbrëmë, kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinion’ Rama tha se nuk do të ndërmarrë asnjë vendim nëse studentët nuk pranojnë të dialogojnë me të.
Duke i kujtuar që studentët protestojnë prej 10 ditësh, madje duke qëndruar edhe gjatë natës përpara kryeministrisë, Rama tha se ata që janë atje tek zjarret mund të rrinë aty dhe 10 vite.
“Ata që janë tani tek zjarri le të rrinë atje 10 vjet”, u shpreh Rama, ndërsa sot në protestën e mbajtur sërish para kryeministrisë një student i është përgjigjur: “Unë kam vetëm një gjë për të thënë, nëse Rama tha mbrëmë që studentet që protestojnë le të rrinë edhe 10 vjet këtu, unë i them: po ti sa do rrish aty zoti kryeministër?”, duke i drejtuar gishtin nga godina e kryeministrisë.