Gazetari Bledian Koka ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku thekson se bëhet fjalë për eskortën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj duke kaluar në një nga rrugët e Tiranës me semafor të kuq.
Madje, gazetari e ironizon lëvizjen e paduruar të makinës së ministrit edhe pse në semafor nuk ishte ndezur ende drita jeshile për aksin ku ndodhej bashkë me automjete të tjera të qytetarëve, duke thënë se e kishte me nxitim të arrestonte pedagogun Edmond Tupe, për tubim të paligjshëm në protestën e studentëve.
“Red light…
Sander Lleshaj e ka me aq nxitim per te arrestuar Edmond Tupen, saqe nuk ka kohe te prese semaforin jeshil…
p.s…si tha Sandri: Deshtimet do te jene te mia, suksesi vetem i Edi Rames!..”, shkruan me ironi gazetari.