“Në Kosovë tarifa e masterit 250 euro, ndërsa unë në Shqipëri paguaj 950 euro, është turp”. Deklarata është bërë në protestën e sotme nga një student i cili ka ardhur nga Kosova në Shqipëri për studime.
Shifrat që ai jep tregojnë edhe njëherë tarifat e larta që paguajnë studentët shqiptarë.
Studenti nga Kosova që studion në Universitetin e Arteve në Tiranë është mes protestuesve të Kryeministria.
Ai tha se zgjodhi të studiojë në Shqipëri për kushte më të mira, por u përball me krejt të kundërtën.
“Nuk është e drejtë që një student me pagu të gjithë ato lekë dhe mos me na respektu pedagogët. Është turp që këta nuk i miratojnë. Nuk duam dialog. Të miratohen dhe më pas të dialogojmë për të gjitha problemet që kemi në Universitete Kam ardhur në Shqipëri për kushte më të mira dhe studim më të mirë, por kjo nuk po ndodh. Në Kosovë tarifa e masterit 250 euro, ndërsa unë në Shqipëri paguaj 950 euro, është turp. Shumë diferencë e madhe. Na thanë që ka dialog te Universiteti i Arteve, por e kemi injoruar Kryeministrin”.