Kryeministri Edi Rama sulmoi mbrëmjen e së enjtes studentët që prej 3 netësh qëndrojnë gjithë natën në të ftohtë përpara zyrës së tij te Kryeministria, duke i quajtur militantë partie.
Rama tha se nuk do dialogojë asesi me ta, ndërsa shtoi se po të duan le të rrinë edhe 10 vjet përpara Kryeministrisë.
“Ata që janë tani te zjarri, le të rrinë aty edhe 10 vjet. Në cilën familje, i thuhet prindërve unë kam këto kërkesa, dhe unë nuk pranoj që të bisedoj, mbaroni këtë punë dhe pastaj do flasim? Në cilën demokraci e keni parë ketë? Në asnjë vend s’ka bërë vaki.
Këta që janë aty te zjarri tani, janë të financuar. Me ushqime e batanije. Janë të dërguar nga partitë dhe këtë e vërtetoj. Unë flas për ata që nuk janë aty dhe që janë mijëra të tjera që i kanë ngritur këto kërkesa”, tha Rama në studion e emisionit “Opinion”.