Pas zbulimit të skandalit të falsifikimit të dokumenteve të një prej kompanive që fitoi tenderin për ndërtimin e lotit 1, ARRSH bën lëvizjen e radhës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës së Madhe te Tiranës. ARRSH bën me dije sot se: “Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatoreve D”H Albania & Biba X”, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e gares per LOT 1 të Unazës Madhe te Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.
Dyshime për korrupsion
Ashtu si me rastin e parë, edhe në këtë rast ka dyshime se tenderi mund të jetë korruptiv.
Dy ditë më parë, nga Unaza e Re, ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha që paralajmëroi se ARRSH do të hapë një tjetër tender. Nga protesta që zhvillohet prej më shumë se një muaji te Unaza e Re, Basha tha se, edhe tenderi i radhës do të jetë korruptiv.
/Boldnews.al/