Ish-presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës për gjuhën e tij të sotme në Kuvend. Sipas ish-presidentit, Rama është mik e shok me të ‘fortët’ dhe ka përvetësuar edhe ai gjuhën e tyre.
Reagim i plotë në Facebook:
Gjuha dhe fjalori i një Kryeministri në Parlament: ‘shuplakë qeverisë’, …….’grusht opozitës’ ……. etj etj.
Ky është identikiti i Kryeministrit të Shqipërisë.
Profili dhe psikika e dhunës, e hurit dhe litarit.
Në fakt një ‘shok’ e ‘mik’ i të ‘fortëve’, i të dhunëshmëve, përdhunuesve, grabitësve, xhahilëve nuk mund të ketë dhe posedojë gjuhë tjetër, fjalor tjetër, formim tjetër, kulturë tjetër.
Ai mund të mendojë, flasë e shfaqet vetëm si ata.
Studentët nuk kanë hedhur as grushta, as shpulla e as shkelma.
Thjesht kanë një lëvizje ‘shah mat’ ndaj modelit të gënjeshtrës, fasadës së kalbur, propagandës mjerane, talljes me dinjitetin, shkeljes së integritetit, prodhuar prej identikitit të xhahilit.