Ndërsa studentët sot kanë zhvendosur protestën e tyre para parlamentit, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zgjedhur t’u flasë nga foltorja e Kuvendit. Nikolla zgjodhi t’u flasë studentëve, me fuqinë e zemrës, kështu u shpreh gjatë fjalës së saj në parlament, ndërsa foli për reformat e ndërmarra në universitete.
“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- Tha Nikolla